Ngjarja më e madhe e teknologjisë së Evropës, Samiti i Ueb-it, do të mbetet në Lisbonë edhe 10 vite të tjera, tha themeluesi i tij Paddy Cosgrave në një nxitje për aspiratat e Portugalisë për t`u bërë qendër teknologjike.
Sipas marrëveshjes, qeveria e Portugalisë do të paguajë Samitin e Ueb-it 11 milionë euro në vit për të zgjeruar vendin, duke parashikuar që numri i pjesëmarrësve nga viti i kaluar do të rritet nga 70,000 në 100,000, raporton Reuters.
“Qëndrimi këtu, për 10 vite të tjera na sjell aq shumë siguri”, u tha gazetarëve, Cosgrave në një konferencë shtypi ku u bashkua me kryeministrin portugez Antonio Costa, transmeton RTKlive.
“Zemra ime dhe e ekipit tim janë në Lisbonë”.
Lisbona përjetoi një goditje të befasishme kur Samiti i Ueb-it u transferua nga Dublini në Portugali në vitin 2016, duke ndihmuar në rimëkëmbjen e kryeqytetit të vendit pas krizës së borxheve 2011-20