Turistët lejohen të vijnë vetëm në pikat kufitare rreth qytetit, çmimet e hoteleve janë rritur dhjetëfish dhe punëtorët vendas janë të ndaluar të flasin hapur me mysafirët, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Samiti vjetor i klimës nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, i njohur si COP27, do të fillojë nesër në resortin egjiptian Sharm el-Sheikh, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga pothuajse 200 vende.
Aktivistët e klimës kanë paralajmëruar protesta, shumë punonjës të turizmit janë dërguar në shtëpi dhe ata që do të punojnë gjatë samitit kanë marrë leje speciale sigurie./FolDrejt/