Përfaqësuesit e SBASHK-ut, sot kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga sindikatat evropiane në qendrën e Brukselit.
Sipas SBASHK në emër të mësimdhënësve të Evropës para mijëra protestuesve foli drejtoresha e përgjithshme Unionit të sindikatave të Evropës, Susan Flocken.
Ajo ka përmendur katër kërkesat kyçe drejtuar parlamentit dhe institucioneve të shteteve të Evropës duke kërkuar që të shtohet buxheti për anëtarësimin, të forcohet dialogu social dhe që sindikatat e arsimit të jenë gjithmonë të pranishme në vendimmarrje.