Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës e Kosovës ka uruar Sindikatën e Policisë së Kosovës me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Ata e vlerësuan lart punën e policisë së vendit, përcjell Fol Drejt.
“Policia e Kosovës krenare me arritjet e shumta në shërbim të qytetarëve e atdheut sot festoi
ditëlindjen e 24. SBASHK në këtë datë të shënuar uron Sindikatën e Policisë dhe shpreh respekt
të lartë e meritor për bijtë e bijat e Kosovës, që me angazhime e përkushtim shëmbullor na bën
të ndjehemi krenar me policinë tonë. Kjo krenari është ende e më e madhe te ne punëtorët e
arsimit, që nga çerdhet e deri në univeristete, sepse dikur këto vasha e këta djem ishin nxënësit
tonë dhe na bëhet zemra mal kur shohim gjithë këto arritje të tyre në përballje me sfidat e detyrat
aspak të lehta.
SBASHK kujton Kryeministrin Kurti dhe ministrin Sfeçla se sot bashkë me fjalët e mira është
dashur t'i gëzojnë edhe me vendimin që po realizohen kërkesat e tyre legjitime, që janë bërë sa e
sa herë publike nga sindikata e tyre e që kanë pasur gjithmonë mbështetetjen e SBASHK-ut.
Polici e Kosovës SBASHK krenohet me ju dhe do të vazhdojë kudo na jepet mundësia të
mbështesim kërkesat tuaja legjitime duke kërkuar që ato të realizohen”, thuhet në urimin e SBASHK-ut./FolDrejt/