Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se qeveria e tij dëshiron masa pragmatike për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.
Sipas Reuters, Scholz do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni këtë javë për të diskutuar planet për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë presin që anëtarët e G7 të bien dakord për të përshtatur qasjen e tyre ndaj sanksioneve në mënyrë që, të paktën për disa kategori mallrash, çdo eksport të ndalohet automatikisht nëse nuk është në një listë artikujsh të miratuar, transmeton Fol Drejt.