Një garë subvencionesh me SHBA-në do të ishte mënyra e gabuar për BE-në për t’iu përgjigjur Aktit të SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit, tha sot kancelari gjerman Olaf Scholz.
Në fjalimin e tij në Bundestag përpara samitit të BE-së që fillon të enjten, Scholz tha se Bashkimi dëshiron të thellojë marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në.
Scholz tregoi se bisedimet aktuale SHBA-BE mbi Aktin e Reduktimit të Inflacionit kanë një pikënisje të mirë nëse Amerika heq dorë nga rregullat që i vendosin kompanitë evropiane në disavantazh krahasuar, për shembull, me kompanitë nga Kanadaja dhe Meksika, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.