Futbollisti i Borussia Dortmundit dhe kombëtarja angleze, Jude Bellingham, ka refuzuar ofertat fitimprurëse nga Real Madrid, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, pasi dëshiron të vazhdojë karrierën në Liverpool, sipas mediave britanike.
Bellingham (19) ka kontratë me Borussia deri më 30 qershor 2025 dhe “Transfermarkt” pretendon se vlera e përfaqësueses angleze është rreth 110 milionë euro.
Mediat britanike thonë se Borussia dëshiron të vazhdojë kontratën me Bellinghamin me një pagë vjetore prej 15 milionë euro. Nëse e pranon këtë ofertë, futbollisti anglez do të bëhej lojtari më i paguar, transmeton Fol Drejt.