Kancelari gjerman Olaf Scholz tha dje se qeveria kineze ishte “e shprehur se nuk do të dërgojë armë në Rusi”.
Ai u takua dje në afërsi të Berlinit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën diskutoi, ndër të tjera, për mundësinë që Kina të furnizojë Rusinë me armë, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.
I pyetur për të thënë nëse kishte marrë prova konkrete nga SHBA se Kina po shqyrtonte dërgimin e armëve në Moskë dhe nëse ai do të mbështeste sanksionet kundër Kinës në rast të një dërgese, Scholz tha se dorëzimi nuk duhet të bëhet./FolDrejt/