Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar pasi reshje masive shiu, së bashku me përmbytje, kanë goditur Pakistanin jugperëndimor gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan agjencitë e shpëtimit dhe mediat lokale, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur disa rrugë, duke përfshirë pjesë të dy autostradave kryesore në gjithë provincën jugperëndimore të Balochistanit, duke e shkëputur atë me pjesën tjetër të vendit, krahas dëmtimit të dhjetëra shtëpive dhe të korrave me baltë në të paktën dhjetë rrethe, tha Autoriteti Provincial i Menaxhimit të Fatkeqësive (PDMA).
Dy viktima u raportuan nga rrethet Khuzdar dhe Labella, ndërsa një person ka vdekur në rrethin e largët Ketch në një nga aksidentet e shumta të lidhura me reshjet, tha PDMA-ja.
Chaghi, Pangur, Muchh, Chaman, Sibbi dhe Harnai janë zona të tjera të goditura, ku shirat dhe përmbytjet kanë shkatërruar ose dëmtuar dhjetëra shtëpi prej balte dhe të mbjella, si dhe kanë shkaktuar vërshimin e përrenjve.
Të paktën dy ura janë shkatërruar gjithashtu nga vërshimet e shpejta, duke pezulluar trafikun midis disa rretheve brenda provincës.
Përmbytja e një pjese të madhe të Autostradës Kombëtare pranë rrethit Harnai ka shkaktuar gjithashtu pezullimin e trafikut midis Balochistanit dhe pjesës tjetër të vendit.
Pamjet e shfaqura në transmetuesin lokal Geo News treguan radhë të gjata automjetesh dhe pasagjerësh të bllokuar në të dyja anët e autostradës.
Balochistani është provinca më e madhe e Pakistanit për sa i përket sipërfaqes tokësore dhe një rrugë kyç për projektin shumë-miliardë-dollarësh “Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan”.