Firma japoneze e videolojërave Sega ka ofruar 706 milionë euro për të blerë Rovio-n, kompaninë pronare të lojës së famshme të telefonave mobilë, “Angry Birds”, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas një njoftimi të përbashkët për shtyp, Sega ka ofruar 9,25 euro për aksion për Rovio-n me bazë në Finlandë.
“Kombinimi i pikave të forta të Rovio-s dhe Sega-s paraqet një të ardhme tepër emocionuese”, ka thënë shefi ekzekutiv i Rovio-s, Alexandre Pelletier-Normand.
Ndërkaq, Haruki Satomi, shefi ekzekutiv i Sega-s, ka deklaruar se tregu i lojërave në celularë është një zgjerim i rëndësishëm për qëllimin afatgjatë të Sega-s, e cila deri më tani ka prodhuar videolojëra të shumta, duke përfshirë “Sonic Hedgehog”./FolDrejt/