Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka anuluar vizitat e planifikuara në Gjermani dhe Rumani për shkak se është prekur me sëmundjen Herpes zoster.
Sipas informacionit që një zyrtar i NATO-s i ka dhënë gazetarit të AA-së, Stoltenberg nuk do të zhvillojë vizitat e tij të cilat i kishte planifikuar sot në Gjermani dhe nesër në Rumani, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Stoltenberg do të punojë një kohë nga shtëpia dhe në programet e planifikuara do të marrë pjesë nëpërmjet telekonferencës.
Zyrtari i NATO-s, vuri në dukje se Sekretari i Përgjithshëm është diagnostikuar me sëmundjen Herpes zoster e cila mund të vërehet pas sëmundjes së COVID-19.
Ishte planifikuar që Stoltenberg të takohej sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe me ministren e Mbrojtjes, Christine Lambrecht ndërsa nesër do të merrte pjesë në Samitin e 9-të të Bukureshtit në Rumani.
Stoltenberg në fillim të muajit maj u prek nga COVID-19./FolDrejt/