E diel, 19 Maj, 2024

SEKRETI PËR TË HUMBUR PESHË PA MBAJTUR DIETË

Sekreti i humbjes së peshës pa mbajtur dietë? Ndiqni një orar të saktë të vakteve. Sipas një studimi britanik të publikuar në revistën Journal of Nutritional Sciences, ndryshimi i orëve të mëngjesit dhe darkës do të bënte më të lehtë humbjen e masës së yndyrës. Në veçanti, ngrënia vonë e mëngjesit dhe herët e darkës me 90 minuta, pa ndryshuar dietën tuaj, ju ndihmon të humbisni dy herë më shumë yndyrë në krahasim me ata që nuk e ndjekin këtë plan.

Ndikimi i metabolizmit

Lexoni edhe..

Studimi i kryer në Universitetin e Surrey tregoi se orari i ngrënies ndikon në metabolizëm. Për më tepër, hulumtuesit vërejtën se:

Kufizimi i kohës që ju jeni i lirë për të ngrënë gjatë ditës është i lidhur me një reduktim të përgjithshëm të ushqimit të konsumuar;

Duke e lënë trupin tuaj të lirë nga ushqimi për një numër të caktuar orësh përfitimet janë marrë, nevoja për të ngrënë është më pak urgjente;

Është gjithmonë më mirë të hahet më shumë në pjesën e parë të ditës për të nxitur funksionimin e duhur të metabolizmit.

Pasi është aplikuar në një numër të vogël individësh (13 persona) dhe për vetëm 10 javë, eksperimenti që ka zbuluar sekretin e humbjes së peshës do të duhet të përsëritet në një numër më të madh njerëzish për të marrë më shumë konfirmime. Natyrisht, autorët thonë, “sado i vogël, studimi ofron informacion të vlefshëm sesi ndryshimet e vogla në kohën e ushqimit mund të kenë përfitime për trupin tonë. Reduktimi i yndyrës së trupit zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me të, kështu që është jetike për të përmirësuar shëndetin tonë të përgjithshëm “.

Ky studim tregon se një regjim i tillë përveç përmirësimit të metabolizmit, është i mirë për shëndetin në përgjithësi, duke ngadalësuar proceset e plakjes.

 

Të ngjajshme