Marina meksikane sekuestroi gati 10 ton metamfetaminë të lëngshme të fshehura në 11,520 shishe tekila të destinuara për eksport, sipas një deklarate nga Marina.
Autoritetet gjetën 8,640 kilogramë drogë duke përdorur qen nuhatës dhe një sistem identifikimi kimik pasi inspektuan një kontejner me 960 kuti dhe shishe tekila në portin Manzanillo – një qytet në bregun perëndimor të Meksikës, raporton CNN.
Mostrat u dërguan më pas në një laborator detar për analiza të mëtejshme, ku u konfirmua se ishte metamfetaminë dhe më pas droga u sekuestrua./FolDrejt/