Granit Xhaka, kapiteni shqiptar i Zvicrës, me origjinë nga Kosova, u gjend nën sulm të ashpër nga mediat serbe për shkak të reagimit ndaj golit që Kosova barazoi në ndeshjen kualifikuese për daljen në Kampionatin Evropian ndaj Zvicrës. Ndeshja përfundoi 2:2.
Zvicra deri në dëmshpërblimin e arbitrit kishte avantazh 2:1 dhe më pas Vedat Muriqi e shfrytëzoi rastin dhe i solli një pikë Kosovës.
“Goli kontestohet pasi në video shihet qartë se sa i interesuar ka qenë Xhaka për ta parandaluar në çdo mënyrë të mundshme”, shkruan B92.net.
“Ai nuk lëvizi asnjë hap”
“Ai nuk ka lëvizur asnjë hap derisa aksioni po vazhdonte pak metra larg tij, i cili përfundoi me gol të Muriqit për 2:2″, thuhet aty.
“Disa thonë se ka festuar minimalisht golin e të ashtuquajturës skuadra e Kosovës, që nuk e shqetëson shumë Zvicrën rrugës. në Kampionatin Evropian”, shtohet në tekst.
Kjo s’është hera e parë që mediat serbe vazhdojnë ta sulmojnë Granit Xhakën, i cili shquhet si një atdhedashës në botën e futbollit, transmeton Fol Drejt.