“Pas negociatave në Stamboll, Rusia sheh më shumë realizëm në qëndrimin e Ukrainës për statusin e Krimesë dhe Donbasit, si dhe për statusin jo-bërthamor”, tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Pas atij raundi të negociatave të mbajtura në Stamboll më 29 mars, ne pamë shfaqjen e realizmit në qëndrimin e delegacionit ukrainas. Realizëm në lidhje me mënyrat për të garantuar sigurinë e Ukrainës. Tashmë Kievit është bërë e qartë se garancitë e sigurisë nuk mund të merren në NATO, “anëtarësimi në NATO duhet të harrohet”, theksoi ministri rus.
Në vazhdim të fjalës së tij për negociatat, Lavrov vuri në dukje se ka më shumë realizëm në lidhje me nevojën për të siguruar statusin neutral të Ukrainës, si dhe statusin e saj jo bërthamor./FolDrejt/