Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Vershinin tha sot se Stambolli është një vend i përshtatshëm për mbajtjen e kontakteve midis Rusisë dhe SHBA-së, por shtoi se Moska nuk sheh një qasje konstruktive nga Uashingtoni.
“Stambolli është një vend i përshtatshëm për kontakte të tilla. Mund të them se të gjitha kontaktet janë të dobishme, por, për fat të keq, ne nuk shohim një qasje konstruktive nga pala amerikane që synon rezultate konkrete”, tha Vershinin, siç raporton agjencia RIA Novosti, transmeton Fol Drejt.