Përveç Real Madridit, edhe Manchester United, Liverpool e Chelsea po monitorojnë situatën e Kylian Mbappes, raporton Football Insider.
24-vjeçari thuhet se është i pakënaqur në Paris Saint-Germain dhe raporti shton se treshja e Premier Leagues janë të gjithë të vetëdijshëm se çdo marrëveshje e mundshme do të jetë e ndërlikuar për t’u arritur.
Futbollisti francez ka një kontratë deri në vitin 2025 me PSG-në dhe thuhet se fiton më shumë se 1.2 milionë funte në javë, transmeton Fol Drejt.