Sevilla fitoi kupën e Europa League për herë të shtatë në historinë e klubit. Në finale ata e mundën Romën me një ecuri më të mirë të penalltive pasi rezultati ishte 1:1 edhe pas 120 minutave. Roma kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Paulo Dybalas, por Sevilla u rikthye me autogolin e Gianluca Mancinit. Më pas, spanjollët shënuan të katër penalltitë në gjuajtje, ndërsa italianët humbën dy nga tre sa gjuajtën.
Dybala shënoi dhe Roma kaloi në epërsi
Roma kaloi në epërsi në minutën e 35-të. Ivan Rakitić dhe Bryan Cristante ishin në duel në mesin e fushës, por arbitri e la lojën të shkojë kur pritej një ndërprerje. Futbollistët e Romës e shfrytëzuan këtë për të kapur dremitjen e mbrojtjes së Sevillas. Gianluca Manicni bëri një pasim të bukur për Paulo Dybalan, i cili me qetësi e shtyu topin në rrjetë.
Sevilla barazoi me autogol
Skuadra e Jose Luis Mendilibar barazoi në minutën e 55-të. Navas krosoi nga e djathta dhe Mancini reagoi në mënyrë të ngathët për të ndaluar Youssef En-Nesyri dhe e futi topin në portën e tij.
Skuadra e Mourinhos u kundërpërgjigj me një rast të mirë 12 minuta më vonë, por Bono ndaloi Tammy Abrahamin nga afërsia. Nga ana tjetër, në minutën e 75-të, gjyqtari Anthony Taylor akordoi një penallti për Sevillan pas një dueli mes Lucas Ocampos dhe Roger Ibanez, por pas rishikimit të pamjeve të VAR-it, ai ndryshoi vendimin e tij, transmeton Fol Drejt.