Një grua në Gjilan raportoi se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë nga njësitë relevante janë ndërmarrë veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar dhe të premten është arrestuar njëri nga ta, përcjell Fol Drejt.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/