Administrata e presidentit amerikan Joe Biden pritet të shpallë sot një raund të ri ndihme për sigurinë për Ukrainën në një total prej rreth 275 milionë dollarësh, sipas një zyrtari amerikan, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
Raundi i ri i ndihmës do të vijë përmes një tërheqjeje presidenciale nga inventarët ekzistues dhe nuk do të përfshijë asnjë lloj të ri të sistemeve të armëve, tha zyrtari./FolDrejt/