Autoritetet kanë urdhëruar banorët e qytetit të vogël Geyserville në shtetin e Kalifornisë që të evakuojnë popullatën ndërsa erërat e forta përhapin zjarret në veri të shtetit më të populluar të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Sherifit të Qarkut Sonoma urdhëroi banorët e Geyserville të largoheshin herët në mëngjes të enjten.
“Nëse jeni në Geyserville, largohuni tani”, ishte kjo këshilla e lëshuar nga zyra e sherifi.
Erërat me shpejtësi që mbërrijnë deri në 112 kilometra në orë dhe kushtet e thata janë duke dërguar flakët në drejtim të komunitetit, ku është vendbanimi i më shumë se 800 njerëzve dhe është një vend i njohur në turnet e verës në rajon.
Zjarri ka djegur më shumë se 10 mijë hektarë që prej fillimit të enjten, njoftoi Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, që ndryshe njihet si Cal Fire.
Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur. Los Angeles Times raportoi se disa ndërtesa tashmë janë shkrumbuar nga zjarri.
Ndërkohë, zjarrëfikësit në Kaliforninë Jugore pothuajse kanë shuar zjarrin e dytë më të madh në vazhdim në shtet.
Zjarri Saddle Ridge, i cili filloi më 10 tetor ka djegur 8.800 hektarë dhe është shuar gati plotësisht.
Por, ka dy zjarre të tjerë më të vegjël që digjen në jug të shtetit.
Kalifornia po përjeton kushte të rrezikshme të zjarrit për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të forta.
Kompania “Pacific Gas and Electric”, e cila drejton shërbimet e energjisë për pjesën më të madhe të veriut të Kalifornisë, filloi të ndërpresë energjinë elektrike për banorët në ultësirat Sierra Nevada dhe në veri të Zonës së Gjirit të San Franciskos të mërkurën në përpjekje për të parandaluar ndezjen e mundshme të zjarreve nga linjat e rrëzuara.
Ndërprerejt e energjisë vazhduan të enjten për banorët e qarqeve Kern dhe San Mateo me mbi 200 mijë banorë që pritet të preken. Në përgjithësi, disa pjesë të 17 qarqeve janë prekur nga ndërprejet e energjisë.
Ndërkohë, Edison në Kaliforninë Jugore tha se afro 20 mijë banorë në qarqet Kern, Los Angeles dhe Riverside ishin pa energji elektrike pasi ata gjithashtu ishin prekur nga masat ndërprerjes për shkaqe të sigurisë.
Ndërkaq, po ashtu rreth 286 mijë banorë të tjerë mund mbesin pa energjinë elektrike, paralajmëroi shërbimi.