Bashkimi me ta do të nënkuptonte se qytetet ruse të Kaliningradit dhe Shën Petersburgut do të rrethoheshin nga NATO.
Me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancën e NATO-s, Rusia do të sillet në një pozitë më të vështirë ushtarake në Balltik, tha sot gjatë vizitës së tij në Stokholm shefi i shefave të përbashkët të shtabit të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Miley.
Pavarësisht kundërshtimeve nga Turqia, Suedia dhe Finlanda – vendet nordike që kanë kufij të gjatë në Detin Baltik, paraqitën një kërkesë për t’u bashkuar me Aleancën e Atlantikut të Veriut muajin e kaluar për shkak të shqetësimeve të shtuara të sigurisë të shkaktuara nga pushtimi rus në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.