Guvernatori i qytetit Trenton në Neë Jersey ka marr vendim për rilicencimin e punëtorëve shëndetësorë të cilët janë pensionuar në pesë vitet e fundit, si dhe ka pezulluar disa ndalesa që lidhen me punën e infermierëve dhe mjekëve asistentë.
Phil Murphy ka nënshkruar dje një vendim i cili hyn në fuqi menjëherë, duke autorizuar një Divizion që të rikthej në punë punëtorët shëndetësorë që janë pensionuar në pesë vitet e fundit ku përfshihen mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë, transmeton Gazeta Shneta.Poashtu me këtë vendim është hapur mundësia që të lëshohen licenca të përkohshme për mjekët nga vendet e huaja të cilët janë të licencuar për profesionin e tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në këtë qytet të SHBA-së poashtu janë pezulluar disa kufizime të infermierëve të cilët mbajnë titullin ‘Advanced Practice Nurses’, të cilat do të mund të bëjnë shpërndarjen e terapisë tek pacientët pa marr autorizimin paraprak të mjekut.
Poashtu përkohësisht është pezulluar edhe kufizimi për asistentët e mjekëve të cilëve iu është lejuar të përshkruajnë terapi pa mbikëqyrjen e specialistit.