Shtetet e Bashkuara sot kishin numrin më të lartë të infeksioneve të reja të coronavirusit në gjashtë muaj, më shumë se 100 mijë.
SHBA ka pasur mesatarisht 94,819 raste të reja në ditë në shtatë ditët e fundit, një rritje prej pesë herë në më pak se një muaj.
Shtatë shtetet me më pak vaksinime – Florida, Teksasi, Misuri, Arkansas, Luiziana, Alabama dhe Misisipi – përbëjnë gjysmën e të gjitha rasteve dhe shtrimeve në spital në të gjithë SHBA, tha të enjten koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, raporton cnbc, përcjell FolDrejt.com.
Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci paralajmëroi të mërkurën se numri i rasteve të reja ditore mund të rritet në 200 mijë në javët e ardhshme.
Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’u japin dozën e tretë të vaksinës amerikanëve nga grupet shëndetësore me rrezik të lartë në luftën kundër një lloj delta më ngjitëse, njoftoi Fauci.
Kështu SHBA bashkohet me Gjermaninë, Francën dhe Izraelin në marrjen e atij vendimi, duke injoruar thirrjet e Organizatës Botërore të Shëndetit për ta shtyrë atë për të lejuar doza edhe në pjesë të tjera të botës.