Deficiti tregtar i SHBA-së u rrit në nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit në 2018, pavarësisht përpjekjeve të presidentit Donald Trump, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.
SHBA-ja regjistroi shifra rekord të importeve të mallrave me origjinë nga Kina, Meksika dhe Bashkimi Europian.
Deficiti i mallrave dhe shërbimeve arriti në 621 miliardë dollarë (+12,5%) me eksporte rekord deri në 2 500 miliardë dollarë (+6,3%) dhe importe gjithashtu rekord prej 3.121 miliardë dollarë (7,5%, sipas të dhënave të detajuara nga administrata Trump të publikuara me një muaj vonesë për shkak të mbylljes së pjesshme të administratave (“shutdown”).