Mbi katër milionë doza të vaksinës anti-Covid19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se deri të shtunën në mëngjes janë shpërndarë 13 milionë e 71 mijë e 925 doza prej të cilave katër milionë e 225 mijë e 756 copë janë administruar, transmeton Klan Kosova.
Dozat e shpërndara dhe ato të administruara janë edhe të Pfizer por edhe të Moderna.