Robert Kennedy Jr njoftoi sot se do të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Deri më tani, Kennedy ka qenë kandidat për nominimin presidencial të Partisë Demokratike, ku bën pjesë edhe presidenti aktual, Joe Biden.
“Unë jam këtu për të shpallur një kandidaturë të pavarur për president të Shteteve të Bashkuara,” tha Kennedy në një tubim në Filadelfia.