Janë mbledhur më shumë se 32 mijë dollarë në një organizim të Shoqatës Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit për ta mbështetur financiarisht familjen e policit Afrim Bunjaku.
Bunjaku u vra nga një sulm nga një grup i armatosur serb në i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit të dielën, përcjell Fol Drejt.
Iniciativën shoqata e ka nisur para dy ditësh e synimin që të mblidhen 40 mijë dollarë.
Derisa është bërë e ditur se të mërkurën, mbështetje familjes do t’i bëjë edhe Qeveria e Kosovës. Njoftohet se në rendin e ditës për mbledhjen e 162-të të Qeverisë, pika e dytë është “shqyrtimi i propozim-vendimit për mbështetje të familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, të rënë në detyrë, në Banjskë”.
Për vendimin do të adresohet Ministria e Financave./FolDrejt/