SHBA vazhdon me shifra të larta të infeksioneve me koronavirus.
Shtetet e Bashkuara raportuan 213,905 raste të reja me COVID-19 dhe 1,814 vdekje shtesë të lidhura me virusin të dielën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Shifrat e fundit e çojnë totalin në të gjithë vendin në 22,406,747 raste me të paktën 374,322 njerëz që vdesin nga virusi në SHBA.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.