Me shumicë votash myfti i ardhshëm i Maqedonisë Veriore, është zgjedhur myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, informon foldrejt.com. I mori 18 vota pro, kurse 3 kundër. Si kundërkandidat kishte imamin e ri Qani Nesimin nga Tetova.
Ndërkohë tani e 7 muaj, Fetahu ka qenë ushtrues detyre i BFI-së, pas shkarkimit të ish myftiut Sulejman Rexhepi, i cili tha se jep dorëheqje nga pozita e tij dhe tha se është gati të përgjigjet para Zotit dhe para ligjit, nëse dikush mendon se ka bërë gabime.
Ne si redaksi i urojmë sukses myftiut të ri dhe shpresojmë që institucioni më i lartë i muslimanëve të marrë dinjitetin e merituar ashtu siç është i pastër Islami./Foldrejt.com