Trupat ruse kanë filluar të krijojnë grupe për të luftuar kundër tankeve të furnizuara nga vendet perëndimore në Kiev, tha për televizionin Zvezda, Yevgeny Arifulin, kreu i Qendrës së Stërvitjes Luftarake të Forcave të Armatosura.
“Kjo u organizua në bazë të udhëzimeve të zëvendësministrit të mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneral-kolonelit (Yunus-Bek) Yevkurov, i cili lëshoi një detyrë specifike për formimin e këtyre grupeve”, saktësoi ai, transmeton RIA Novosti.
Në përputhje me këto udhëzime, departamenti kryesor i stërvitjes luftarake nën udhëheqjen e gjeneral-kolonelit Ivan Buvaltsev zhvilloi rekomandime metodologjike dhe organizoi “metodën e zbatimit”./FolDrejt/