Kreu i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, tha se sanksionet kundër tij dhe luftëtarëve të tij ishin të justifikuara dhe ai nuk kishte në plan t’i luftonte ata në gjykatë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Sa i përket kontestimit të sanksioneve kundër meje dhe sanksioneve ndaj PMC Wagner, unë nuk do t’i kundërshtoj ato dhe besoj se për momentin ato janë vendosur në mënyrë mjaft të arsyeshme,” tha ai në një deklaratë.
Ai e bëri deklaratën pasi një gjykatë evropiane revokoi sanksionet e BE-së ndaj nënës së tij, Violetta Prigozhina, duke vendosur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të provuar se ajo ishte e lidhur me veprimet e djalit të saj në Ukrainë./FolDrejt/