Japonia lëshoi kërkesa evakuimi për më shumë se 120,000 banorë në disa prefektura jugore për shkak të shiut të madh të Shtunën, njoftoi NHK, vetëm disa ditë pasi rrëshqitjet vdekjeprurëse goditën qytetin bregdetar të Atami në jugperëndim të Tokios, raporton Al Jazeera, përcjell FolDrejt.com.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi sinjalizimet e saj më të larta të shiut në tre prefektura në ishullin Kyushu, duke bërë që disa qeveri lokale të urdhërojnë banorët të evakuohen.
Një javë më parë shira të mëdha goditën qytetin turistik të Atami, duke shkaktuar rrëshqitje dheu që kanë vrarë të paktën nëntë njerëz dhe kanë lënë 20 të zhdukur.