Norma vjetore e inflacionit në Itali arriti në 8,9 për qind në shtator, që është norma më e lartë në gati 37 vjet.
Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (ISTAT) publikoi të dhënat sipas së cilave inflacioni shënoi rritje në krahasim me muajin gusht, kur ishte 8,4 për qind, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Përshpejtimi i rritjes në bazë vjetore të indeksit të çmimeve ndodhi kryesisht për shkak të çmimeve të produkteve ushqimore.
Ndërkohë, mbetet i lartë edhe inflacioni i çmimit të energjisë, ndonëse në muajin shtator ishte 44,5 për qind, që ishte një ulje e lehtë në krahasim me muajin gusht, kur inflacioni i çmimit të energjisë ishte 44,9 për qind.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,3 për qind në shtator./FolDrejt/