Scott Parker nuk është më trajner i Club Brugge. Trajneri anglez u shkarkua pas humbjes 5:1 si mysafir nga Benfica dhe kështu u eliminua në 1/16-tën e Champions Leagues me rezultat gjithsej 7:1. Parker qëndroi në stolin e kampionit aktual belg për pak më shumë se dy muaj.
Edhe pse koha e shkarkimit të tij sugjeron se ai u shkarkua për shkak të rënies nga Champions League, një problem edhe më i madh është forma e tij e dobët në kampionatin belg. Club Brugge është në vendin e katërt, me 21 pikë prapa liderit Genk. Nën drejtimin e Parkerit, Brugge fitoi vetëm dy nga 12 ndeshje, ndërsa barazoi gjashtë herë dhe humbi katër herë.
Parker u bë trajner i Brugge më 31 dhjetor, tre muaj pasi u shkarkua nga Bournemouth. Ai pasoi Carl Hoefkens te klubi belg, transmeton Fol Drejt.