Sipas bilancit të fundit, numri i viktimave të një sekti në Kenia që propagandonte “takimin me Jezusin” duke vdekur nga uria tani është 201, njoftuan sot autoritetet keniane.
Sot policia ka zhvarrosur edhe 22 trupa të tjerë të personave të cilët, siç thuhet, mund të kenë vdekur nga uria.
AP raporton se besohet të jenë trupat e njerëzve që ishin anëtarë të sektit të Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë, të cilët u urdhëruan nga udhëheqësi i sektit, Paul McKenzie, të vdisnin nga uria në mënyrë që të “takonin Jezusin” dhe “të shkonin në parajsë” para ditës së gjykimit.”/FolDrejt/