Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.532 numrin e të vdekurve nga ky virus.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 307 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 63.089.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.787 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 256.355 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 221 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.