Ditën e fundit të vitit rreth orës 2.00 të mëngjesit është lajmëruar në polici se në rrugën e vjetër Kadino-Miladinovci, te kanali, vetura e tipit “Pasat” me targa nacionale bullgare, e drejtuar nga T.Z.(50) nga Negotina, ka dal nga rruga para urës në fshatin Kadino.
Shoferi vdes në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëudhëtarja J.Z.(43) është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.