Kryeministri pakistanez Imran Khan shpërndau kabinetin sot, tha ministri i Informacionit Faruk Habib.
“Kabineti i ministrave është shpërbërë. Kryeministri do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij në përputhje me nenin 224 të Kushtetutës”, njoftoi ministri në Twitter, transmeton FolDrejt.
Sipas Habibit, zgjedhjet në Pakistan do të mbahen për 90 ditë, vendimi përfundimtar do të merret nga presidenti i Pakistanit dhe komisioni zgjedhor./FolDrejt/