Nëntë persona u plagosën në një shpërthim në një rafineri në pronësi të Pertamina PT në Indonezinë perëndimore, njoftoi sot kjo kompani shtetërore e energjisë.
Shpërthimi, i cili ndodhi mbrëmë vonë, u shkaktua nga një mosfunksionim i kompresorit të gazit dhe një hetim është duke u zhvilluar, tha kompania në një deklaratë, transmeton Reuters.
Më shumë se 20 persona humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në terminalin e karburantit Pertamina në Plumpang pranë Xhakartës më 3 mars./FolDrejt/