Si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në qendër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, raportohet se ka të vdekur dhe të plagosur, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Operacioneve në Bagdad të lidhur me Qeverinë e Irakut thuhet se një shpërthim ka ndodhur në sheshin Tayaran si pasojë e një sulmi vetëvrasës.
Derisa autorësia e sulmit ende nuk është marrë përsipër nga askush, theksohet se ka të vdekur dhe të plagosur.