Tre persona u plagosën sot nga shpërthimi në një pallat në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
“Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje kritike”, njoftoi policia.
Policia japoneze dha pak detaje duke thënë se “u dëgjua zhurma e një shpërthimi dhe u pa tym” që dilte nga një pallat në zonën Shimbashi.
“Policia thirri një ambulancë rreth orës 15:15 sipas kohës lokale”, raportoi “Kyodo News” me bazë në Tokio.