Shfaqja e teknologjisë CES ishte vërtet e veçante teksa një kukull e gjallë, në madhësinë e një fëmije, u përpëlit dhe qau përpara se shikuesit paksa të tronditur të bënin fotografi me të
Sipas Channel news, në këtë panair kufiri është mjaft “i hollë” midis robotëve të konsideruar lezetshëm dhe njëkohqësisht tmerrues nga viziotrët.
“Oh! Sytë janë shumë të frikshëm,” tha Marcelo Humerez, një ekspozues nga Peruja kur pa robotin Pedia-Roid, i projektuar për trajnim mjekësor, pasi sytë e tij u zbardhën.
Broshura e firmës thtoë se roboti mund të simulojë realisht lëvizjet nervoze të një fëmije që heziton të marrë trajtimin.Ndonjëherë, roboti afërsisht 110 cm i gjatë rënkonte dhe fliste, dhe këmbët i dridheshin, megjithëse mund të simulojë gjithashtu konvulsione ose refleksin e të vjellave. Një humanoid i quajtur Ameca mori një reagim krejtësisht ndryshe, ndërsa bisedoi me një turmë kureshtare që mrekullohej nga aftësia e saj për të bërë një sërë gjestesh mahnitëse të ngjashme me një njeri.
“Ua, robot! Nuk e prisja këtë kur ktheva kokën. Por duket e mrekullueshme dhe më gjurmoi menjëherë,” tha Ricky Rivera, një ekspozues me kompaninë e teknologjisë me bazë në Kanada Geotab.
Të dy reagimet ishin, në një farë mënyre, pikërisht ajo që kishin synuar krijuesit. Morgan Roe nga Engineered Arts me bazë në Britani tha se firma krijoi softuer dhe teknologji për ta bërë Ameca-n si një person, megjithëse ka kufizime se sa realiste mund të jetë.
“Ne e kemi projektuar Ameca-n që të jetë sa më e ngjashme me njeriun në lëvizje. Njerëzit janë kaq kompleks, kështu që të bësh një robot tamam si njeriu është pothuajse e pamundur. Nuk lëviz si një njeri, nuk shprehet plotësisht, nuk emocionon apo flet si një njeri.,” tha ai ndërsa qëndronte pranë robotit, fytyra gri e të cilit lëvizte dhe vezullonte ndërsa fliste.
Megjithatë, aspekti paksa i frikshëm i robotit Pedia-Roid ishte bërë me qëllim, tha Yusuke Ishii nga firma japoneze, e cila po shfaqte kukullën.
“Ne duam të krijojmë një skenar realist, ndaj kjo është arsyeja që shtuam disa nga zhurmat e frikshme, kështu që do të sillet si një fëmijë.Shumë fëmijë kanë frikë nga stomatologët apo mjekët në përgjithësi dhe në këtë mënyrë ju mund të praktikoni se si t’i trajtoni ata, si t’i ngushëlloni”, tha ai.