Bashkëshortja e Rexhep Selimit, njëherit deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka bërë një sqarim lidhur me kërkesën e Rexhep Selimit për ndërrimin e avokatit mbrojtës, David Young.
Sipas Selimit, David Young mbetet ende pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young.
Selimi njëherit ka thënë se si familje janë të kënaqur me punën e avokatëve.
“Të nderuar qytetarë
E ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër medie se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut.
David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young.
Ekipa mbrojtëse e Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë – me intenzitetin dhe harmoninë e zakonshme.
Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve.”, ka shkruar Shqipe Mehmeti Selimi në profiling e sja në Facebook./FolDrejt/