50.333 të huaj jetonin në fund të 2018 në Tirolin Jugor (Südtirol). Kjo përbën 9.5 përqind të banorëve të kësaj krahine gjermanofone të Italisë.
Sa u takon të huajve ata vijnë nga 138 vende të ndryshme, por grupi i huaj më i madh mbeten shqiptarët.
“Shqiptarët janë 5739 persona, ndjekur nga gjermanët 4487, pakistanezët 3623, marokenët 3507, rumunët 3323 dhe banorët e Kosovës 2596,” përcjell foldrejt.com shkrimin e tt.com.
Sa u takon në gjithë Italinë, vendin e parë nga të huajt përbëjnë rumunët me 1.2 milion banorë, ndjekur nga shqiptarët, marokenët, kinezët dhe ukrainasit./Foldrejt.com