Shtetet e Bashkuara nuk e shohin gatishmërinë e Koresë së Veriut për të pranuar ofertën e Uashingtonit për të zhvilluar bisedime mbi programin e saj të armëve bërthamore, por oferta mbetet e hapur, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Deri më sot, ata nuk kanë treguar gatishmëri për të biseduar,” u tha Kirby gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Koreja e Veriut prezantoi sot koka të reja bërthamore më të vogla dhe lideri i atij vendi, Kim Jong Un, vizitoi Institutin e Armëve Bërthamore dhe bëri thirrje për një rritje të prodhimit të këtij lloji të armëve, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA./FolDrejt/