Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur lajmin se Bashkimi Evropian po “bashkohet” për një kufi të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse nga deti dhe tha se marrëveshja duhet të ndihmojë në kufizimin e të ardhurave ruse, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ne ende besojmë se një kufi çmimi do të ndihmojë në kufizimin e aftësisë së Putinit për të përfituar nga tregu i naftës në mënyrë që ai të mund të vazhdojë të financojë një makinë lufte që vazhdon të vrasë ukrainas të pafajshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare John Kirby./FolDrejt/