Një shtetase e Kinës kishte marrë me qera një veturë në Maqedoni, por të njëjtën nuk e ka kthyer.
Në vend të Maqedonisë së Veriut, shtetasja kineze ka zgjedhur ta lë veturën në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Këtë veturë e ka gjetur policia gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
“Nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme, është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë e tipit Pasat me targa të Maqedonisë së veriut. Në çdo veprim policor, njësiti i autokrimeve është mbështetur nga Njësiti për bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe janë koordinuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës. “ – bëhet e ditur tutje në njoftimin e policisë./FolDrejt/