Presidenti i SHBA-së, Biden, po e drejton gishtin nga Rusia për shkak të atyre që ai i quan “krime të mëdha lufte” të kryera në Ukrainë.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sot nisjen e një programi të ri për mbledhjen dhe analizimin e provave të luftës dhe krimeve të tjera të kryera nga Rusia në Ukrainë.
Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit thuhet se i ashtuquajturi Observatori i Konfliktit do të kombinojë dokumentacionin dhe provat e mbledhura nga burime jozyrtare për veprimet e Rusisë në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.