Shtetet e Bashkuara testuan në fshehtësi raketën hipersonike në mes të marsit, për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë, shkruan CNN, transmeton FolDrejt.
Siç thuhet, zyrtari i informuar i sigurisë tha se raketa hipersonike HAVC është lëshuar nga bombarduesi B-52 nga bregu perëndimor.
Testimi erdhi disa ditë pasi Rusia njoftoi se përdori një raketë hipersonike Dagger gjatë ndërhyrjes në Ukrainë, kur synonte një depo municioni në Ukrainën perëndimore./FolDrejt/